EU4GG Albania

EU4GG

Ngjarjet

Rritja e kapaciteteve të stafit të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjensisë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (AMVV)

Projekti EU4GG zhvilloi një trajnim dy ditor për të rritur kapacitetet e stafit të Ministrit të Shtetit për Pushtetit Vendor dhe Agjensisë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (AMVV) për të mbështetur bashkitë në procesin e integrimit në BE.

Në datat 3 dhe 4 shtator 2024, rreth 25 punonjës të këtyre institucioneve u trajnuan për procesin që lidhet me rritjen e kapaciteteve të bashkive për të luajtur një rol kyç në procesin e integrimit në BE. Trajnimi u fokusua në lidhjen e pikave ndërmjet forcimit të standardeve të shërbimit publik në nivel vendor dhe politikave të BE-së për kohezionin.

Tematikat e mëposhtme u shtjelluan më tej:

1. Hyrje në politikat e BE-së për kohezionin
2. Roli i bashkive për zbatimin e politikave të BE-së për kohezionin
3. Lidhja ndërmjet arritjes së standardeve dhe aksesit në fondet e BE-së për kohezionin
4. Udhëzimi për përgatitjen e bashkive shqiptare për menaxhimin e fondeve strukturore dhe të kohezionit në funksion të anëtarësimit në BE.

Projekti EU4GG do të vazhdojë të mbështesë si Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor ashtu edhe AMVV-në në përpjekjet e tyre që bashkitë të arrijnë standardet e BE-së.

Ngjarjet e fundit