EU4GG Albania

EU4GG

Ngjarjet

Lançimi i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit (SNKK) 2024-2030

Më 4 nëntor 2024, projekti EU4GG mbështeti aktivitetin e lançimit të “Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030” (SNKK).

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit znj. Adea Pirdeni prezantoi strategjinë e re, e cila u hartua në bashkëpunim me projektin EU4GG si një nismë e mbështetur në mënyrë aktive nga BE-ja.

Asistenca e projektit EU4GG konsistoi në dhënien e rekomandimeve për të përmirësuar strukturën dhe përmbajtjen e saj, analizën e të dhënave nga aktorët kyç, hartimin e mekanizmit për zbatimin, monitorimin dhe raportimin, asistencën në përgatitjen e pasaportës së treguesve dhe llogaritjen e kostos së zbatimit të strategjisë.

Ministrja Pirdeni informoi se Strategjia ka tri qasje për të adresuar sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit përmes parandalimit, ndëshkimit dhe ndërgjegjësimit dhe edukimit.

Një risi kyçe është se kjo strategji, krahas institucioneve publike qendrore, i shtrin masat e saj edhe në njësitë e qeverisjes vendore, sektorin privat dhe edukimin për rritjen e kulturës për integritetit.

Masat kundër korrupsionit, rritja e transparencës dhe llogaridhënies janë detyrime që rrjedhin nga negociatat e anëtarësimit dhe Shqipëria po bën përpjekje për të përmbushur këto detyrime me mbështetjen e BE-së.

Hapi tjetër është zbatimi i suksesshëm i strategjisë përmes proceseve të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse, dhe projekti EU4GG do të ofrojë asistencë teknike për këtë.

Ngjarjet e fundit