EU4GG Albania

EU4GG

Ngjarjet

Konsultimi publik i Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit (SNKK) 2024-2030

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian si asistence teknike për Mirëqeverisjen mbështeti përmirësimin e projekt Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. Kjo strategji u lançua për konsultim publik dhe në këtë kuadër projekti mbështeti organizimin e 4 takimeve me grupe të ndryshme interesi gjatë datave 22-25 korrik 2024. Gjatë këtyre takimeve u ndanë dhe u diskutuan qëllimet kryesore të strategjisë me të gjithë aktorët publik dhe jo-publik si institucione partnere, qeverisja vendore, shoqëria civile, sektori privat, akademikët dhe media. Propozimet e marra kanë një rëndësi shumë të madhe për të arritur standardet më të larta të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

EU4GG do të mbështesë zbatimin dhe monitorimin e kësaj Strategjie.

Ngjarjet e fundit