Projekti Projekti “BE-ja për Mirëqeverisjen” ka shënuar një moment të rëndësishëm. Komiteti Drejtues, i kryesuar nga Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit, Znj. Adea Pirdeni, në prani të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Arbian Mazniku dhe përfaqësuesve të përfituesve kryesorë nga Zyra e Kryeministrit, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimi i Ndihmës (SASPAC), Ministria e Financave, Departamenti i Administratës Publike (DAP) dhe Delegacioni i Basahkimit Evropian në Shqipëri, miratoi në sesionin e parë Raportin Fillestar. Tashmë, në pothuajse katër vitet e ardhshme, Projekti TA EU4GG duhet të realizojë një plan ambicioz, dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE.

