Gjatë muajit korrik, në kuadër të komponenti 3 “Mbështetje për Vetqeverisjen Vendore” të projektit EU4GG, Ekspertja Kyçe Znj. Christina Wredberg vizitoi 6 bashkitë pilot të përzgjedhura në bashkëpunim me Agjensinë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (AMVV).
Bashkitë pilot janë Shkodër, Pukë, Divjakë, Berat, Përmet dhe Pogradec. Gjatë takimeve, kryetarët e bashkive u informuan për mbështetjen që do të jepet nga projekti EU4GG për të rritur kapacitetin e bashkive për të marrë dhe kryer rolin kyç që u është caktuar në kuadër të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në BE si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këtë rol.
Aktiviteti i parë që do të kryhet ne kuadrin e projektit EU4GG është përditësimi i matricës së kompetencave të qeverisjes vendore.








