Më 24 shkurt 2025, Projekti EU4GG i financuar nga Bashkimi Evropian, në partneritet me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), organizoi me sukses jë tryezë diskutimi me temë “Kuptimi dhe Zbatimi i Ligjit për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informacionit të Sektorit Publik”.
🔹 Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues nga qeveria, institucionet publike, sektori privat, Bashkimi Evropian në Shqipëri, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspertë të EU4GG, për të diskutuar rëndësinë e të dhënave të hapura dhe zbatimin e ligjit 33/2022—i cili përafron Shqipërinë me standardet evropiane për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik dhe si të dhënat e hapura mund të përmirësojnë transparencën dhe shërbimet publike në Shqipëri.
📣 Komisioneri Besnik Dervishi, në fjalën e tij u ndal në rëndësinë jo vetëm të ruajtjes së të dhënave publike, por edhe të administrimit dhe publikimit të tyre në portalin e integruar opendata.gov.al , si mjet për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve publike dhe sipërmarrjeve. “Sasia e të dhënave publike në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Kur të dhëna të tilla janë të hapura për ripërdorim, ato shërbejnë jo vetëm për rritjen e transparencës, qeverisjes së mirë, përgjegjshmërisë administrative, kërkimit shkencor, por edhe për zhvillimin e ekonomisë përmes zgjidhjeve inovative.”, theksoi z. Dervishi.
📣 Në fjalën e tij të hapjes, Z. Wim Ulens, Menaxher Programi në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri theksoi se “Qasja në informacionin publik është një vlerë thelbësore për BE-në dhe një gur themeli i transparencës, llogaridhënies dhe në fund të fundit – legjitimitetit të sektorit publik dhe qeverisë më gjerësisht. Duke zhbllokuar vlerën e të dhënave dhe duke i bërë ato të aksesueshme, Shqipëria po nxit një shoqëri më transparente, gjithëpërfshirëse dhe inovative.“… ”Sektori publik është një prodhues dhe mbajtës i rëndësishëm të dhënash të çmuara dhe të dobishme. Është thelbësore që këto grupe të dhënash – të krijuara përmes përpjekjeve të shërbimit publik – të vihen në dispozicion të të gjithë atyre që dëshirojnë t’i përdorin ato, duke marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.”, tha zoti Ulens.
💡 Projekti EU4GG po mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për promovimin e të dhënave të hapura dhe nxitjen e inovacionit. Deri më tani, projekti ka mbështetur reformën e të dhënave të hapura të Shqipërisë duke realizuar:
✅ Identifikimin e risive të ligjit dhe detyrimet që rrjedhin prej tij
✅ Hartimin e një manuali për zbatimin e të dhënave të hapura
✅ Kryerjen e një seminari trajnimi me stafin e IDP
✅ Promovimin e praktikave më të mira nga vendet e BE-së për zbatimin në praktikë
📍 Ky aktivitet u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt një Shqipërie më transparente dhe të drejtuar nga të dhënat. Zbatimi i ligjit 33/2022 do u japë mundësinë institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve të shfrytëzojnë fuqinë e të dhënave të hapura për përparimin social dhe ekonomik.
#EU4GG #OpenData #Transparencë #Qeverisje e Mirë #European Union in Albania 🇪🇺 🇦🇱

















