EU4GG mbështet dialogun ndërinstitucional në kuadër të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Pushtetit Vendor
Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të datës 18 shkurt 2025, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor prezantoi Planin e Veprimit “Për nevojën e hartimit të Rregullores së Brendshme të Këshillit Konsultativ dhe krijimin e Komisioneve Ad Hoc bazuar në standardet e Këshillit të Evropës dhe BE-së” të zhvilluar me asistencën e projektit EU4GoodGovernance.
Këshilli Konsultativ është forumi kryesor i konsultimeve ndërqeveritare ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor mbi strategjitë, politikat dhe legjislacionin e ri me ndikim në qeverisjen vendore.





