EU4GG Albania

EU4GG

Programi EU4GG

BE për Bashkitë

Forcimi i qeverisjes vendore për ofrimin më të mirë të shërbimeve në Shqipëri.

Një skemë granti për modernizimin e infrastrukturës publike lokale dhe ngritjen e kapaciteteve për përmirësimin e qeverisjes lokale.

Projekti EU4Municipalities ka nisur në vitin 2021. Qëllimi i projektit ishte mbështetja e potencialit zhvillimor të bashkive dhe përmirësimi i kushteve socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri. Projekti synonte të trajtonte problemet kryesore që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe perspektivat ekonomike të komunitetit duke përmirësuar shërbimet publike lokale dhe duke i harmonizuar ato me standardet evropiane.

Projekti po zbatohej nga një konsorcium partnerësh të udhëhequr nga NALAS një rrjet shoqatash të autoriteteve lokale të Evropës Jug-Lindore dhe përfshin Organizatat Jo-Qeveritare Co-Plan Institute for Habitat Development, Eco Partners for Sustainable Development dhe anëtarët e NALAS-it në Shqipëri Shoqata për Autonominë Vendore dhe ish-Shoqata e Bashkive Shqiptare.

Më shumë informacion rreth projektit mund të gjeni në faqen e internetit të projektit: https://eu4municipalities.al/en/