
Organizuar nga EU4Good Governance në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri , në koordinim të ngushtë me Ministrin e Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (AMVV).

Data: 13 Nëntor 2025
Roli i Bashkive Shqiptare në Integrimin Evropian
Fuqizimi i Bashkive
Objektivat kryesore :
- Të analizojë rolin e bashkive shqiptare në procesin e anëtarësimit në BE dhe në zbatimin e acquis të BE-së.
- Të vanalizojë dhe vlerësojë mënyrat për të forcuar autonominë financiare të bashkive.
- Të vlerësojë nevojat që lidhen me forcimin e kapacitetit të bashkive për të zbatuar në mënyrë efektive decentralizimin në dobi të qytetarëve.
Programi – Tematikat kryesore
- Bazat e Qeverisjes Vendore – Rëndësia e Kartës për Vetëqeverisjen Vendore
Karta përcakton që nënshkruesit e saj t’i përmbahen parimeve të tilla si autonomia e autoriteteve lokale, e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë aktive në çështjet lokale, e drejta e autoriteteve lokale për të pasur strukturat e tyre dhe burime të mjaftueshme financiare për të zbatuar funksionet e tyre.
Mesazhet kryesore: 40 vjetori i Kartës për Qeverisjen Vendore, Monitorimi i Kartës, Bazat dhe parimet e Administratës Publike Vendore dhe demokracisë vendore
2. Marrëdhëniet Fiskale Vendore
Do të shqyrtojmë autonominë financiare dhe fiskale të qeverive vendore në Shqipëri, duke përfshirë procesin e lidhur me decentralizimin fiskal, mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, mekanizmat e barazimit fiskal për Bashkitë, marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare, si dhe mësimet e nxjerra nga financimi i funksioneve të decentralizuara.
Mesazhet kryesore: ruajtja e investimeve, rëndësia e decentralizimit fiskal dhe qeverisjes shumënivelëshe, ndarja e taksave, rritja e të ardhurave vetanake si një mënyrë për të forcuar kapacitetin për të zbatuar funksionet sipas standardeve minimale .
3. Roli i Bashkive në Zhvillimin Territorial
Si pjesë e procesit të integrimit në BE, bashkitë janë të përfshira drejtpërdrejt në zbatimin e politikës së kohezionit të BE-së duke menaxhuar projekte dhe duke shpërndarë fonde brenda territoreve të tyre. Do të shqyrtojmë nga afër Kapitullin 22, shërbimet bashkiake dhe mundësitë e lidhura me Bashkëpunimin Ndërbashkiak.
Mesazhet kryesore: Mësimet e nxjerra nga shpërndarja e fondeve të Kohezionit, mjetet e zhvillimit territorial dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërbashkiak në zhvillimin territorial.
RENDI I DITES
BIOT E PANELISTEVE
PREZANTIMET
PANELI 2. Marrëdhëniet Fiskale Vendore: Fuqizimi i Autonomisë Financiare të Bashkive
PANELI 3. Roli i Bashkive në Zhvillimin Territorial