Dy projektet e financuara nga BE-ja “OSHC-të kundër korrupsionit” i Qendrës ALTRI dhe EU4GG u bënë bashkë dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe DPAK 🤝 zhvilluan “Metodologjinë e Vlerësimit të Riskut të Korrusionit”. Kjo metodologji do të përdoret nga institucionet qendrore dhe vendore për të kryer vlerësime të riskut të korrupsionit në sektorë specifikë dhe do të përdoret si mjet për të ngritur mekanizma parandalimi dhe zbulimi të korrupsionit.
Në vijim, me qëllim menaxhimin dhe reduktimin e riskut të korrupsionit duke përdorur këtë metodologji, ekspertët e EU4GG, Qendrës ALTRI dhe të GADC-së zhvilluan seanca trajnimi me tri target grupe. 🎯
1) Punonjesit e DPAK
2) Koordinatorët kombëtarë anti-korrupsion
3) Punonjes te qeverisë qendrore dhe institucioneve të pavarura
Të trajnuarit jo vetëm do të zbatojnë metodologjinë por edhe do ndajnë njohuritë me kolegët e tyre si trajnues.
Ky angazhim është një hap konkret drejt forcimit të integritetit institucional dhe promovimit të qeverisjes së mire.















