Ekspertët e projektit të financuar nga BE-ja, BE për Mirëqeverisje (EU4GG) kanë ofruar asistencë teknike në hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën e Administratës Publike (SNRAP) 2030 dhe Planin e Veprimit, të hartuar nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Si pjesë e procesit të konsultimit publik, draft SNRAP u prezantua zyrtarisht dhe u diskutua gjatë dy takimeve konsultative të mbajtura më 4 mars 2025, të organizuara me mbështetjen e projektit EU4GG. Draft SNRAP u prezantua tek palët e interesuara publike dhe jopublike, duke përfshirë institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat, akademinë, mediat dhe partnerët për zhvillim.
Komentet dhe propozimet e mbledhura gjatë konsultimeve janë të rëndësishme në përmirësimin e strategjisë dhe për t’u siguruar që ky dokument strategjik të përmbushë standardet më të larta të reformës së administratës publike në Shqipëri. SNRAP ofron një kuadër strategjik gjithëpërfshirës për të udhëhequr hartimin dhe zbatimin e reformave deri në vitin 2030.
SNRAP bazohet në pesë shtylla politikash:
- Zhvillimi dhe Koordinimi i Politikave
- Shërbimi Civil dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
- Ofrimi i shërbimit dhe dixhitalizimi
- Organizimi, Përgjegjësia dhe Mbikëqyrja
- Administrata Publike e Gjelbër
Ngjarja e konsultimit publik u mundësua falë mbështetjes së Projektit EU4GG të financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 🇦🇱
EU4GG do të vazhdojë mbështetjen e saj për zbatimin dhe monitorimin e SNRAP.



















