Suksesi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE varet në një masë të madhe nga forca dhe efektiviteti i administratës së saj publike. Në një kohë kur burimet janë të kufizuara, rritja e produktivitetit në të gjithë shërbimin civil është më e rëndësishme se kurrë.
Më 26 mars 2026, projekti #EU4GoodGovernance (EU4GG) i financuar nga BE-ja, në bashkëpunim të ngushtë me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, organizoi një Konferencë të Nivelit të Lartë me titull: “Rritja e Produktivitetit të Administratës Publike përmes Menaxhimit të Përmirësuar të Performancës”.
Konferenca u përshëndet na zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë Ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni dhe Shefin e Programit SIGMA, Gregor Virant, të cilët ndanë perspektivat kryesore mbi avancimin e reformës së administratës publike.
“Një administratë publike efikase, transparente dhe e përgjegjshme është çelësi për të ofruar shërbime cilësore dhe për të siguruar që Shqipëria të përfitojë plotësisht nga anëtarësimi në BE. Nuk mund të ketë një integrim të suksesshëm në BE pa një shërbim civil të fortë të besuar nga populli, prandaj BE-ja po e mbështet Shqipërinë në këtë përpjekje.“, tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Me pjesëmarrjen e palëve kryesore të interesit, konferenca ofroi një platformë për shkëmbimin e njohurive praktike dhe qasjeve të politikave, duke kombinuar përvojën shqiptare me ekspertizën e BE-së — veçanërisht përmes kontributeve nga Programi SIGMA dhe panelistëve nga Shtetet Anëtare të BE-së — për të mbështetur reformat në vazhdim dhe zhvillimet e ardhshme të politikave, si dhe në hartimin e legjislacionit përkatës parësor dhe dytësor.
Diskutimet në panel u përqendruan në instrumentet dhe reformat kryesore të menaxhimit të performancës, duke përfshirë:
- Sistemet e vlerësimit të performancës në shërbimin civil
- Lidhja e performancës me stimujt financiarë dhe jofinanciarë
- Ndarja/delegimi i përgjegjësive si mjet i menaxhimit të performancës
Projekti #EU4GoodGovernance vazhdon të mbështesë Shqipërinë në forcimin e qeverisjes, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin me parimet e BE-së për administratën publike, duke kontribuar drejtpërdrejt në progresin e anëtarësimit në BE në kuadër të grupit të Themeloreve.
Lexo më shumë:
https://eu4goodgovernance.eu/enhancing-the-productivity-of-the-public-administration-by-improving-performance-management/
#BE4QeverisjeeMirë #BE4Qeverisje #QeverisjeeMirë #IntegrimBE #SIGMA































































