EU4GG Albania

EU4GG

Ngjarjet

Prezantimi i Udhërrëfyesit për Pjesëmarrjen e Publikut në Qeverisjen Vendore te bashkitë e rajonit qendror të Shqipërisë

Më 30 janar 2026, në Berat, u mblodhën 60 përfaqësues të 20 bashkive të qendrës së Shqipërisë të cilët u prezantuan me Udhërrëfyesin për Pjesëmarrjen e Publikut në Qeverisjen Vendore. Aty u diskutuan edhe mënyrat për të fuqizuar demokracinë me pjesëmarrje duke përfshirë qytetarët në procesin e vendimmarrjes sipas prioriteteve të integrimit në BE.

Dialogu u përqendrua te roli që bashkitë kanë për t’u përcjellë prioritetet e BE-së për demokracinë dhe transparencën komuniteteve vendore dhe rezultatet pozitive që këto sjellin nga të gjitha drejtimet.

Ky aktivitet në Berat u organizua nga projekti i asistencës teknike të BE-së për Qeverisjen e Mirë (EU4GG) në bashkërendim të ngushtë me Agjensinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjen Vendore (AMVV) dhe u përshëndet nga Z. Ervin Ceca, kryetari i bashkisë së Beratit, Znj, Marie Augouy, menaxhere e programit për pushtetin vendor në Delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe Znj. Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë (NAMA).

Një mirënjohje e madhe shkon për të gjithë përfaqësuesit e bashkive që morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Ngjarjet e fundit