Si pjesë e procesit për fuqizimin e dialogut ndërmjet bashkive dhe qytetarëve të tyre , ekipi i projektit EU4GG bëri takime me bashkitë pilot me qëllim shqyrtimin e nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje si dhe transparencën e procesit të konsultimit publik.
Në këtë kuadër u kryen vizita në bashkitë Berat, Divjakë, Përmet, Pogradec dhe Shkodër nga ekipi i ekspertëve të projektit së bashku me stafin e Njësisë së Integrimit Evropian dhe Projekteve të Agjencisë për Mbështetjen e Pushtetit Vendor (AMVV). Në këto takime me zyrtarë të pushtetit vendor u diskutuan çështje që lidhen me forcimin e demokracisë dhe pjesëmarrjen e publikut në nivel vendor.

Rritja e dialogut mes pushtetit qendror dhe atij vendor me anë të Këshillit Konsultativ do të forcojë edhe procedurat e reagimit nga niveli qendror për qytetarët, nëpërmjet bashkive, për propozimet e bëra nga këto të fundit.