EU4GG Albania

EU4GG

Ngjarjet

Trajnim për identifikimin dhe hartimin e projekteve nga Bashkitë

Në datat 10-11 dhjetor 2024, projekti EU4GG, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (AMVV), organizoi një trajnim 2-ditor për stafin e bashkive dhe për stafin e Drejtorisë së Integrimit në BE të AMVV-së me temë “Identifikimi dhe Hartimi i Projekteve nga Bashkitë”.

Aftësia e punonjësve të bashkive për të identifikuar dhe hartuar projekte në përputhje me standardet e BE-së është një gur themeli i procesit të zhvillimit ekonomik lokal me qëllimin përfundimtar rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore po i mbështet në mënyrë aktive bashkitë për të identifikuar dhe për të hartuar projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë vendore. Trajnimi kishte si synim që pjesëmarrësit të aftësoheshin për fazat e njëpasnjëshme të ciklit të menaxhimit të projektit dhe si të përdornin mjetet kryesore për të përgatitur një projekt të suksesshëm. Gjithashtu, stafi i Agjencisë pati mundësinë që të vlerësonte se për çfarë lloj mbështetje kanë nevojë bashkitë në këtë fushë.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga 14 bashkitë e mëposhtme: Durrës, Dropull, Pukë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Bulqizë, Përmet, Librazhd, Libohovë, Klos, Peqin, Cërrik dhe Tiranë.

Pjesëmarrësve iu tregua se si të lidhin zhvillimin ekonomik me prioritetet e integrimit në BE, duke i lidhur këto të fundit me strategjitë e tyre të zhvillimit vendor.

Ngjarjet e fundit